Saturday Apr 19

Partia Socialiste e Kosovës i bashkohet Lëvizjen VETËVENDOSJE!

 
Prishtinë, 26 prill 2013 - Sot 26 prill 2013, Partia Socialiste e Kosovës ju bashkua Lëvizjes VETËVENDOSJE! së bashku me anëtarësinë e saj dhe përfaqësuesit në pushtetin vendor. Me këtë rast u mbajt një konferencë e përbashkët për media ku u prezantuan arsyet e bashkimit. Më poshtë keni të plota fjalët e mbajtura në këtë konferencë.

Fjala e Albin Kurtit

Jemi sot këtu për të njoftuar se Lëvizjes VETËVENDOSJE! i bashkohet Partia Socialiste e Kosovës. Që nga sot anëtarësia, përfaqësuesit në asambletë komunale dhe strukturat e këtij subjekti bëhen pjesë e Lëvizjes sonë.  

Ne po i bashkojmë forcat për ta rritur angazhimin e përbashkët. Me anëtarët e PSK-së, edhe atëherë kur kanë qenë anëtarë të LPK-së, ne kemi pasur bashkëpunim në aktivitete të ndryshme me interes kombëtar e shoqëror. 

Historia e organizatave ilegale e legale për republikë e çlirim, për bashkim kombëtar e drejtësi, për liri e barazi, në dekadat e fundit është e lidhur me këta njerëz, me këta veprimtarë të devotshëm të cilët edhe si të burgosur politikë dikur, edhe si pjesëtarë e luftëtarë të UÇK-së më pas, gjithmonë ishin në krye të detyrës, dhe nuk kursyen asgjë për kombin e vendin tonë.   

Kosova është në gjendje të rëndë politike dhe në pikën më të ultë të saj si shtet i pavarur. Në vitet 2006 e 2007 Kosova insistonte në pavarësi, ndërkaq Serbia thoshte që zgjidhja për statusin e Kosovës duhet të jetë "më shumë se autonomi, më pak se pavarësi". Paradoksalisht, pesë vjet pas shpalljes së pavarësisë, po realizohet qëndrimi i Serbisë: Kosova nuk është me gjithë mend dhe plotësisht e pavarur, pra statusi i Kosovës sot është më pak se pavarësi. Nëse pranohet përfundimisht dhe realizohet në terren ky Asociacion/Bashkësi e komunave me shumicë serbe, atëherë Kosova do të bëhet një shtet i dështuar. Ashtu qysh Bosnja nuk lëviz dot pa Serbinë për shkak të Republikës Serbe atje, njësoj edhe Kosova nuk do të mund të bëj asnjë hap përpara pa Serbinë për shkak të këtij Asociacioni/Bashkësie. 

Në anën tjetër, Kosova po varfërohet përditë e më shumë. Po varfërohet edhe si popull edhe si pasuri natyrore e publike. Gjendja socio-ekonomike është më e rënda në Kosovën e pasluftës. Në shtetin e Kosovës më së keqi ja kalojnë pikërisht ata që ja kanë nevojën më së shumti shtetit: gratë, të moshuarit, fëmijët dhe të rinjtë. Shoqëria jonë po thërrmohet për shkak se mungon shteti social, e që më tej shkakton mungesë solidariteti dhe tepri egoizmash. Ne ndajmë vlera e qëllime të përbashkëta për drejtësi shoqërore dhe të drejta të qytetarëve, për Republikë ku zhvillimi ekonomik bazohet në prodhim, për një shtet ku do t’i lidhim punën dhe të drejtën: punë të drejta dhe të drejtën për punë. Ne besojmë në shoqërinë dhe publikun, në shoqëroren dhe publiken. Prandaj edhe do t’i mbrojmë ato. Prandaj edhe po bashkohemi për t’u rritur e zgjeruar, për t’u ngritur e për t’u forcuar.   

Fjala e Ilaz Kadollit

Konsideroj se është bashkim i natyrshëm i dy subjekteve politike me programe të ngjashme politike dhe ekonomike. Është vullnet i anëtarësisë së Partisë Socialiste të Kosovës dhe i strukturave të saj që të jemi bashkë. Konsideroj se bashkë kemi  qenë në ndërtimin dhe luftën kundër pushtuesve. Tash kemi arsye edhe më tepër që të jemi bashkë në ndërtimin e shtetit të Kosovës dhe konsideroj se vendi ynë sot ka nevojë më tepër se kurrë që në shprehje të vijnë subjektet me programe të qarta politike e ekonomike në interes të qytetarëve të Kosovës, subjekte që nuk janë sprovuar më herët dhe subjekte që kanë për qëllim ruajtjen e vlerave të shoqërisë sonë, zhvillimin ekonomik, dhe shtyrjes përpara të procesit jetik që është bashkimi kombëtar. Është prioritet bashkimi kombëtar dhe zhvillimi ekonomik i vendit. Shpresoj të jemi bashkë për një kohë të gjatë. 

Fjala e Shpend Ahmetit

Para disa netëve, në një televizion nacional, një prej ekspertëve të subjektit tonë tha që sot patriotizëm është t’i dalësh të keqes përpara. Kjo duhet të jetë si parim për ata që ia duan të mirën vendit dhe duan të luftojnë për një Kosovë më të mirë dhe për kombin tonë më të fuqishëm e më të zhvilluar ekonomikisht. Natyrisht që kjo e keqja ka ndryshuar ndër vite dhe ka marrë forma të ndryshme por mendoj se sot për shkak të kulminacionit të saj se çfarë po ndodh në Kosovë, duke pas parasysh edhe negociatat të cilat kulmojnë me këtë marrëveshjen e parë e të cilat edhe do vazhdojnë, po ashtu duke pas parasysh edhe gjendjen tepër të rëndë ekonomike, atëherë patjetër se lufta kundër së keqes kërkon bashkimin e forcave që ia duan të mirën këtij vendi dhe forcave progresive në vend.

Prandaj, ky është një bashkim i natyrshëm i dy forcave që ia duan të mirën këtij vendi dhe duan që ta luftojnë të keqën që kanë kapluar Kosovën dhe kombin tonë.

Alternativa qeverisëse e VETËVENDOSJE!-s është tepër e qartë. Ajo bazohet në dy shtylla kryesore që janë shteti zhvillimor dhe shteti i së drejtës. Shteti zhvillimor duhet që Kosovën dhe kombin tonë ta bëjë dhe ta fuqizojë në njërin prej prodhuesve më të fortë në Ballkan, në mënyrë që të prodhojmë së pari për vendin tonë. E dimë që shteti që nuk prodhon nuk ka të ardhme të mirë, e kjo momentalisht është rasti i Kosovës. Alternativa jonë qeverisëse është shumë e qartë në këtë aspekt se si do të rriten vendet e punës, si do të luftohet papunësia, duke luftuar bilancin negativ tregtar dhe duke ndihmuar prodhuesit e vendit.

Shteti i së drejtës bazohet në luftimin e krimit të organizuar, korrupsionit, dhe natyrisht barazinë qytetarë para ligjit. Për këtë kërkohet solidaritet e bashkim i forcave progresive. Për këtë arsye ne sot e kemi bërë bashkim të PSK-së me Lëvizjen VETËVENDOSJE!. Dy programet tona janë të ngjashme. Tani do ta kemi fuqizimin më të madh edhe në nivelin lokal edhe në atë qendrorë të këtij programi.


Lëvizja VETËVENDOSJE!

Partia Socialiste e Kosovës përshëndet lirimin e ish-kryeministrit të Kosovës z.Ramush Haradinaj

 

Partia Socialiste e Kosovës përshëndet lirimin e ish-kryeministrit të Kosovës z.Ramush Haradinaj dhe bashkëluftëtarëve të tij të UÇK-së, Lahi Brahimaj e Idriz Balaj nga tribunali i Hagës.

 Prishtinë, 30 Nëntor 2012 

 Lajmi i mirë për lirimin e tyre jo vetëm se gëzon familjarët e tyre dhe ish-bashkëluftëtarët e tyre por mbarë qytetarët e Kosovës duke dëshmuar edhe njëherë luftën e drejt të UÇK-së për liri dhe triumfin e së drejtës çlirimtare përballë propagandës okupuese, triumfin e së mirës përballë së keqes.

PSK uron dhe njëherë lirimin dhe kthimin e tyre në atdhe pranë familjeve dhe më të dashurve të tyre

 


DEKLARATË URIMI

 

Partia Socialiste e Kosovës uron të gjithë shqiptarët kudo që ndodhen 100 Vjetorin e Pavarësisë së shtetit shqiptar.

 Prishtinë, 19 Nëntor 2012 

 Data e njëzetetetë nëntorit duhet të na shërbejë të gjithëve për të reflektuar rrugëtimin tonë të vështirë përgjatë historisë, kur u vu gurthemeli i projektimit të së ardhmes së kombit tonë, si datë historike sublime, ku qëllimi i paraardhësve tanë jetësoi një pjesë shtetërore por përjetësoi kombin shqiptar.

Prandaj kësaj date duhet ti referohet çdo shqiptar pa përjashtim, duke u angazhuar dhe duke dhënë kontributin e vyer në interes të arritjeve të nesërme të kombit. 

Duke marrë parasysh integrimin në botën e zhvilluar moderne, atëherë pikënisja e këtij takimi integrues për shqiptarët, para se të ndodhë çdo kund tjetër duhet të jetë në Vlorë.

PSK-ja edhe njëherë ju uron të gjithëve këtë festë duke ftuar përkrahësit dhe anëtarët e saj që me 28 nëntor të festojmë në Vlorë.

Page 1 of 43

Xhirollogaria

Emri:
PARTIA SOCIALISTE E KOSOVËS

Emri i bankës:
Raiffeisen Bank

Numri i xhirollogarisë:
1501110001644707

Swift Code:
RBKORS22

Adresa:
Prishtinë, 10000, Kosovë

PSK - parimet themelore

Partia Socialiste e Kosovës u krijua si domosdoshmëri politike, pas krijimit të rrethanave të reja kombëtare: çlirimit të vendit, shpalljes së Pavarësisë dhe njohjes ndërkombëtare të Kosovës shtet sovran e i pavarur.

PSK do të jetë subjekt politik i së majtës europiane, që respekton pluralizmin demokratik dhe vlerat e  shoqërisë qytetare.

Veprimtarinë e saj politike do ta udhëheqin parimet dhe vlerat e mirëfillta demokratike.

Ajo do të angazhohet për një shoqëri të lirë demokratike, që respekton vullnetin, tolerancën, diversitetin e njerëzve dhe liritë e të drejtat qytetare.

PSK do të angazhohet për ndryshime pozitive në shoqëri dhe për zhvillimin e natyrshëm  të vendit në ritmin modern të botës.

PSK do të jetë e hapur për bashkëpunim të barabartë me të gjitha subjektet politike kombëtare e ndërkombëtare për çështjet me interes të përbashkët për vendin e më gjerë.


Lexo programin...

KSP - Basic Principles

Kosova Socialist Party was established as a political necessity from the rise of new national conditions: liberation, declaration of Independence and international recognition of Kosova as a sovereign and independent country.


KSP will become the European left wing political party observing democratic pluralism and respecting civil society values. Its political activities will be led by authentic democratic principles and values.

KSP shall be committed for a free democratic society that observes the will, tolerance, diversity and human rights and freedom.

KSP shall be committed for positive change in the society and towards a natural country development in line with the modern pace of the world.

KSP shall be open to equal cooperation with all national and international political parties on any matters of common interest to Kosova and beyond.

More...